Mourinho dhe gjesti jo-sportiv (VIDEO)

dardanmiftari | Thursday, August 18, 2011 | 1 Komente

Jose Mourinho, në SuperClasico 2 të zhvilluar në Camp Nou, bëri një gjest tejet kontravers, për të cilin sigurisht edhe do të dënohet.

Si rodhi incidenti?

Në minutat përfundimtare debutuesi Cesc Fabregas mban topin për të humbur kohë, si zakonisht në ndeshjet e mëdha. Në ato momente vjen Marcelo që ndërhyu në mënyrë brutale në Cesc Fabregasin.

Në këto momente reagon pankina e Barcelonës që zgjohet në shenjë proteste. Të inspiruar edhe më shumë nga trajneri i tyre, lojtarët e Real Madridit me në krye Pepen fillojnë të kacaftyen me lojtarët e Barcelonës - të 40 lojtarët tani të përfshirë në incident.

Teksa gjyqtari dhe zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova po ndanin lojtarët, Jose Mourinho realizoi atë që dikush më së paku priti - Shkoi dhe futi gishtërinjt e tij në syrin e zëvëndëstrajnerit të Barcelonës.

Situata ndizet edhe më shumë dhe rrëmuja ska të ndalur, derisa kësaj nate e cila filloi me magji futbolli dhe mbaroi në mënyrën më të keqe të mundshme, i dha fund Barcelona që ngriti trofeun.

Mourinho do të dënohet me së paku pesë ndeshje suspendim në La Liga, kurse dënime të ashpra pritet të shpërndahen edhe për të tjerët të përfshirë në incident.




Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. Jam nji adhurus i flakt i realit edhe jam me pas mundsi me fol me presidentin e realit edhe me ja jap nji keshill e kisha keshillu heke ket trener se e more ftyren tende ekipit edhe adhurusve nete gjith boten e mos ble lojtar por gjeje nji trener siq i ka ije nji skuadre te madhe mare per perezin tani per murinjon .

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...