Shtyhet java e parë në La Liga

dardanmiftari | Friday, August 19, 2011 | 0 Komente

Fernando Llorente Edhe zyrtarisht java e parë në kampionatin spanjoll, La Liga, nuk do të zhvillohet, kjo pasi Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE), nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarët e La Ligas për ligjet rreth kontratave.
Real Madridi do të duhej të ishte mysafir i Athletic Bilbaos, përderisa Malaga do të takohej me Barcelonën, në një javë të parë tejet interesante ku pos tjerash në plan ishte edhe derbi andaluzian Sevilla-Betis. Por, këto ndeshje do të zhvillohen jo siç është planifikuar.

“Vendimi i marrë nga La Liga është në kundërshtim me të drejtën e grevës dhe lirisë së shprehjes, kështu që ne e kuptojmë se si rezultat ndeshjet nuk do të zhvillohen”, shkruan në një komunikatë të AFE.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...