Villas Boas: Drogba është mirë

dardanmiftari | Sunday, August 28, 2011 | 0 Komente

Didier Drogba i lënduarMenaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka dhënë diagnozë pozitive për sulmuesin Didier Drogba i cili pësoi një lëndim serioz ndaj Norwich Cityt.
Drogba për plot pesë minuta ishte pa vetdije në fushë pas një dueli të ashpër me një prej lojtarëve të Norëichit, duke shkaktuar frikë dhe panikë në stadium. Sidoqoftë, Villas Boas ka konfirmuar se Drogba është shëndoshë e mirë.

“Ai është pak më mirë tani. Ai do të skanohet dhe të shohim se i cilës shkallë është lëndimi në kokë. Më duhet ta komplimentoj stafin që ishte në gjendje të reagojë shpejtë pas kësaj situate të rrezikshme”, u shpreh Villas Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...