Benz’ mund të mungojë ndaj Espanyolit

dardanmiftari | Thursday, September 29, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho do të duhet që të mos llogarisë në shërbimet e Karim Benzemas për ndeshjen e të shtunës në La Liga ndaj Espanyolit, pasi sulmuesi ka pësuar një lëndim, raporton AS.
Francezi e pësoi lëndimin në ije gjatë fitores së lartë ndaj Ajaxit të martën, dëmtim ky që e detyroi të largohej nga fusha në minutën e 74.

Benzema është në formë të lartë në këtë fillim sezoni duke shënuar pesë gola në nëntë ndeshjet e para zyrtare, që natyrisht do të jetë hendikep i madh për Los Blancos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...