Bianchi pret spektakël nga Interi dhe Napoli

dardanmiftari | Thursday, September 29, 2011 | 0 Komente

Strategu italian, Ottavio Bianchi pret spektakël nga aktualisht dy ekipet më të forta në Itali, Napolit dhe Interit, kur ekipet të takohen të shtunën në derbin e kësaj fundjave në Serie A.
“Mendoj se të dyja ekipet kanë bërë mirë në Ligën e Kampionëve, duke tejkaluar pengesa të mëdha. Napoli ka treguar se është një ekip në formë të lartë, përderisa Interi, me ardhjen e Ranierit, e ka gjetur përsëri shpirtin fitues, kështu që të dyja ekipet janë në gjendje që të shfaqin spektakël të shtunën”.

“Të dyja ekipet aktualisht janë duke përjetuar momente positive, prandaj pres ndeshje të zjarrtë, të cilën ua rekomandoj dashamirësve të futbollit ta shikojnë”, potencoi Bianchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...