Cavani mungon ndaj Interit
Supersulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, i cili vetëm një javë më parë ia bëri bajat Milanit me një hettrik, do të mungojë në supersfidën e futbollit evropian të kësaj fundjave mes Interit dhe Napolit.
Uruguaiani pësoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit të martën, ku po ashtu realizoi. Koha e rikuperimit të tij besohet se do të jetë dy javë, e që automatikisht konfirmon mungesën e tij ndaj ish-kampionit Interit.
Goran Pandev, i huazuari nga Interi te Napoli pritet ta zëvëndësojë sulmuesin, për takimin që zhvillohet të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza.
Category: Futboll

















0 Komente