Benitez: Isha i interesuar në De Gean
Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka zbuluar se ai ishte tepër i interesuar për ta transferuar portierin tashmë të Manchester United, David De Gea, kur tekniku ishte në Anfield.
“Si menaxher i Liverpoolit e kasha Pepe Reinan, një portier top klasi botëror, por nëse e humbisni Pepen çfarë bëni”.
“Atëkohë unë vërtet po e monitoroja De Gean, ai është lojtar që unë e njoh dhe që e di se ka potencial për t’u bërë i madh”, theksoi Benitez për Sport.
Category: Futboll

















0 Komente