Bayerni, larg Unitedit dhe Realit

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Legjenda gjermane dhe president nderi i Bayernit të Munichut, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se gjiganti gjerman është ende larg nivelit të Real Madridit dhe Barcelonës, pas fitores ndaj Manchester Cityt mesjavën e kaluar.
“Ne nuk duhet të harrojmë se përkundër faktit që Manchester City është ekip shumë i mirë, shumë më i fortë se skuadrat në Bundesliga, nuk është ekip si Reali apo Manchester United”.

“Bayerni definitivisht nuk është në nivelin e njëjtë sikur Barcelona. Ta pohonim këtë, do të ishte ekzagjerim i madh. Barcelona ka fituar aq shumë tituj viteve të fundit, sa që ne kemi qenë të pa njohur për të tjerët gjatë këtyre viteve”, tha Beckenbauer për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...