Juve-Milan nuk do të jetë barazim

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Ish-reprezentuesi italian, Aldo Serena, i cili ishte lojtar edhe i Milanit edhe i Juventusit gjatë karrierës së tij, mezi e pret ndeshjen derbi të kësaj fundjave mes dy gjigantëve, duke thënë se ai nuk pret që ndeshja të përfundojë me barazim.
“Juventusi i Antonio Contes ndoshta do ta fillojë ndeshjen me qëllime sulmuese, pa pe lejuar Milanin për të bërë kundërsulme. Nga ana tjetër, Milani, do të tentojë të mbajë presionin mbi mesfushën e Juventusit dhe ta bëjë këtë një takim fizik”.

“Nëse më duhet të bëj ndonjë parashikim, atëherë do të thosha se Juventusi ose Milani do të marrë tri pikët. Nuk mendoj se do të shohim barazim të dielën”, tha Serena.

Juventusi është në krye të renditjes tabelare në Serie A me 8 pikë pas katër ndeshjeve, përderisa Milani ka pesë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...