E doja Sneijderin te United
Legjenda e Manchester United, Paul Scholes është tejet i zhgënjyer që klubi nuk ka arritur të transferojë Wesley Sneijder apo Samir Nasri në Old Trafford.
“Unë shikova dhe shpresova se do të transferonim këta dy lojtarë, por jo si zëvëndësues për mua. Menaxheri duhet të jetë sëmurë duke folur për mua. Sa herë e ndezja televizorin, e shihja dikë duke e pyetur atë për mua”.
“Nuk mendoj se është çështje e zëvëndësimit tim. Në këtë klub nuk është asgjë për zëvëndësim lojtarësh. Ne shkojmë përpara. Kishte lojtarë si Roy Keanen dhe Bryan Robson, dhe nuk kemi pasur nevojë t’i zëvëndësonim ata”, u shpreh Scholes.
Category: Futboll

















0 Komente