Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Alonso: Kaka dhe Ozil duhet të luajnë bashkë

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso është i mendimit që kryetrajneri Jose Mourinho duhet të luajë me Kakan dhe Ozil të dy në formacionin startues, pas fitores së lartë ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.
“Shfrytëzimi i Ozil dhe Kaka së bashku na jep më shumë opsione dhe akomodim më të madh. Menaxheri kërkoi këtë ndaj Ajaxit dhe arritëm një rezultat të mirë”.

“Ishte ndeshje e kontrollit, ne luajtëm me stil të drejtpërdrejtë me të cilin jam ndjerë shumë mirë”, tha Alonso.