Guardiola: Duhet ta ruajmë shpirtin luftarak

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Pep Guardiola dëshiron që lojtarët e tij të ruajnë shpirtin garues dhe disiplinën gjatë gjithë sezonit dhe të marrin seriozisht çdo kundërshtar.
Këto komente të Guardiolës vijnë pas fitores 5-0 ndaj klubit bjellorus, BATE Borisov, në Ligën e Kampionëve, që ishte fitorja e dytë radhazi e Barcës me të njëjtin rezultat, pas fitores ndaj Atletico Madrid në vikendin e kaluar.

"Shpresoj ata të mos e humbin shpirtin garues të cilin e treguan të mërkurën, dhe kjo e ka karakterizuar ekipin për një kohë të gjatë... këtë shpirt e kam parë për vite të tëra".

"Kjo është e ngulitur në ta. Unë jam shumë i bindur se ata e ndjejnë. Nuk ka rëndësi nëse ne fitojmë ose humbasim, por ne gjithmonë duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra", ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...