Wenger ka mbështetjen e Kroenke

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Arsene Wenger ka marrë mbështetjen e plotë të pronarit të Arsenalit, Stan Kroenke, pas fillimit të vështirë të sezonit në Ligën Premier.
Me vetëm dy fitore në gjashtë ndeshje, Topçinjtë shijuan fillimin më të dobët të sezonit që kur francezi ka marrë nën drejtim skuadrën. Megjithatë Kroenke thotë se ai ende ka besim të plotë në menaxherin.

"Kam vetëbesim të tmerrshëm te Arsene. Ai është një prej menaxherëve më të mëdhenj në botë. Arsene është një prej njerëzve të mi favoritë të cilët i kam takuar në 20 vitet e fundit. Ai është një person i shkëlqyeshëm dhe e dua mënyrën se si ai e mban veten. Ai është një burrë shumë inteligjent", ka thënë Kroenke për The Daily Telegraph.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...