Kaka: Kurrë nuk kam dashur të largohem
Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka zbuluar se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga klubi dhe mbetet plotësisht i përkushtuar në qëllimet.
Gjatë prezantimit të video-lojës për FIFA 12 braziliani ka folur për admirimin e tij për klubin dhe ambiciet për të fituar trofe.
“Unë i kam borxh Real Madridit. Do të kishte qenë shumë e lehtë të largohem, por kjo është se pse zgjodha të përmirësoj ndeshjen time. Kam një ëndërr për të arritur sukses te Real Madridi, të cilën dua ta realizoj”.
“Shumë raporte thoshin se Madridi dëshiron të më shesë, por Perez më pati thënë se nuk dëshiron dhe e mbajti fjalën. I kam borxh presidentit. Tre palët vendosën. Unë nuk doja të largohem, Mourinho nuk dëshironte të shkoj dhe klubi nuk dëshironte të më shesë”, ka thënë Kaka.
Ish-lojtari më i mirë në botë arriti te Real Madridi në vitin 2009 për 68.5 milionë euro, por ka dështuar të shkëlqejë, pjesërisht edhe për shkak të lëndimeve.
Category: Futboll

















0 Komente