Messi i kënaqur që është barazuar me Kubalan
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është i ngazëllyer që është barazuar me legjendën e klubit, Ladislao Kubala, në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit katanalas.
Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren e mbrëmshme prej 5-0 ndaj BATE Borisov në Ligën e Kampionëve dhe tash mbledh 194 gola për fanellën Blaugrane, saktësisht sa kishte shënuar sulmuesi i lindur në Budapest gjatë 12 viteve në Camp Nou.
“Jam shumë i kënaqur që kam barazuar me dikë i cili ka qenë aq i rëndësishëm për klubin në të kaluarën. Jam vërtet i lumtur. E kam ditur se mund të barazoj me Kubala, nuk kam menduar për këtë para ndeshjes. Vetëm kam dashur të bëj një punë të mirë dhe të ndihmoj ekipin”.
“Do të ishte mrekulli nëse do të mund të thyej rekordin e të gjitha kohërave, por nuk po shqetësohem dhe jam i qetë”, ka thënë Messi.
Messi tash do të luftojë për të mposhtur Cesar Rodriguez me rekordin e tij prej 235 golash, si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën e Barcelonës.
Category: Futboll

















0 Komente