Anzhi cakton Roberto Carlosin si trajner

dardanmiftari | Thursday, September 29, 2011 | 0 Komente

Anzhi Makhachkala i ka thënë mbrojtësit Roberto Carlos edhe rolin e trajnerit, pasi Gadzhi Gadzhiyev u shkarkua nga ky post.
65-vjeçari drejtoi ekipin në pozitën e 11-të të Ligës Premier të Rusisë sezonin e kaluar, por pavarësisht nënshkrimeve të bujshme të verës me lojtarë si Samuel Eto'o, Yuri Zhirkov dhe Balazs Dzsudzsak, ata kanë rënë në pozitën e shtatë pas vetëm një fitoreje në gjashtë ndeshjet e fundit.

Si rezultat, kryetari i bordit Suleyman Kerimov ia ka dhënë detyrën e trajnerit veteranit brazilian me Andrey Gordeev që do të jetë asistent i tij. Carlos 38-vjeçar, po ashtu do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe si lojtar.

Carlos pritet të jetë vetëm një caktim i përkohshëm, pasi klubi rus është lidhur me disa prej emrave të mëdhenj të futbollit evropian, si Guus Hiddink, Fabio Capello dhe Jose Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...