Moratti: Zanetti, e ardhmja e Interit

dardanmiftari | Thursday, September 29, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Javier Zanetti, nuk do t’i bashkohet bordit të drejtorëve të klubit në një të ardhme të afërt, pasi mendon se argjentinasi ende është shumë i rëndësishëm në fushë.
Zanetti së fundi u bë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e klubit dhe ende është një lojtar i paprekshëm në ekipin e parë të Interit.

“Ai [Zanetti] ende bën një dallim të madh, në fushë dhe si njeri. Ai është e ardhmja e Interit. Si drejtor klubi? Jo, në fushë pasi ai do të luajë edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...