Lippi: Zidane më i miri në 20 vitet e fundit
Marcello Lippi ka thënë se ai beson se ish-ylli i Juventusit dhe Real Madridit, Zinedine Zidane, është lojtari më i madh në 20 vitet e fundit.
Dyshja punuan së bashku në Torino nga viti 1996 deri në vitin 1999, dhe Lippi nuk ka asgjë tjetër pos lëvdatave për francezin.
“Lojtari më i mirë në 20 vitet e fundit? Duhet të jetë Zidane. Ai ka pasur gjithçka. Ju kurrë nuk keni pasur nevojë t’i thoni atij asgjë, pasi ai i bënte vetë dhe e dinte se çfarë pritej”.
“Në 20 vite para tij, Diego Maradona ishte padyshim më i mirë. Nuk ka dyshime për këtë, sipas mendimit tim”, ka thënë Lippi.
Category: Futboll

















0 Komente