Interi mohon ofertën për Lavezzin

dardanmiftari | Thursday, September 29, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo ka hedhur poshtë pohimet se Interi është duke planifikuar transferimin e asit të Napolit, Ezequiel Lavezzi, i cili vlerësohet nga klubi i tij plot 32 milionë euro.
Mediat italiane kanë raportuar se Interi do ta transferojë gjatë janarit Lavezzin, pasi që marrëveshja për kalimin e Pandev te Napoli e garanton këtë. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Paolillo.

“A është marrëveshja për Pandevin e lidhur me Lavezzin? Unë refuzoj të komentoj mbi këtë. Marrëveshja për Pandevin është arritur për shkak të marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira mes dy klubeve”, theksoi Paolillo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...