Villas Boas: Merituam fitoren
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin e arritur në Mestalla të mërkurën mbrëma, duke thënë se Blutë merituan fitoren.
“Është vërtet shumë keq që pranuam një gol të vonshëm, sepse unë kam menduar se kemi fituar. Ishte shumë keq që pësuam penalti, e cila hedh poshtë një performancë shumë të mirë të ekipit tim gjatë gjithë ndeshjes”.
“Unë jam i kënaqur me ekipin tim edhe pse mendoj se ajo që merituam ishte vetëm fitorja”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.
Category: Futboll

















0 Komente