Barcelona monitoron Hummels

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka ringjallur interesimin e Barcelonës për të, gjithnjë sipas gazetës katalanase Sport.
Andoni Zubizarreta besohet se po punon në fshehtësi për transferet e reja dhe një prej synimeve kryesore të tij është mbrojtësi gjerman, falë të cilit Dortmundi pranoi vetëm 22 gola sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, ka shumë arsye pse Barca do të ketë vështirësi në operacion. Është shuma e madhe që mund të kërkojnë gjermanët, lidhjet e lojtarit me Bayernin që mund të vijnë me rastin e rinovimit dhe konkurrenca nga Juventusi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...