Fillon regjistrimet akademia e Arsenalit në Prishtinë

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

SDC akademia ndërkombëtare e futbollit, që mbështetet nga klubi anglez Arsenal, ka filluar regjistrimet për rreth 720 të rinj të cilët pritet të pranohen në këtë akademi.
Interesimi për regjistrim në këtë shkollë është shumë i madh, mirëpo me regjistrimin që fillon më 24 tetor në La Carte Hotel, ekzistojnë vetëm 720 vende për të rinjt kosovarë të cilët do të trajnohen nga tri orë në javë nga.

“SDC IFA Community Program do të lansohet në vitin e ri, duke formuar lidhje me shkollat dhe klubet lokale. Aktivitet do të jenë të ndryshme, duke përfshirë trajnimet në shkollë, sesionet e futbollit në vikende, trajnimet në mbrëmje dhe trajnimet në kampet pushimore për fëmijë.”

“Dy anëtarë të SDC IFA do të jenë të vendosur në Kosovë, Drejtori i trajnimeve dhe trajneri kryesor, me një numër të trajnerëve të specializuar që do të arrijnë në Kosovë me orar të caktuar. Ne me padurim presim fillimin e këtij projekti dhe bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës, që t’i tregojmë Evropës sa sa shumë telentë ka Kosova.”, theksohet në komunikatën e shkollës së Arsenalit.

Shkolla në fjalë është e para e këtij lloji në Kosovë, ndërsa me t'u hapur ka tërhequr 1600 djem nën moshën 16 vjeçare që t'i provojnë aftësitë e tyre para trajnerëve të gjigantit anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...