Reali, i kënaqur me Mourinhon
Drejtori për marrëdhënie institucionale i Real Madridit, Emilio Butragueno është shprehur se klubi është i kënaqur me trajnerin Jose Mourinho dhe e dëshiron qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.
“Mourinho ka edhe katër vjet në kontratën e tij dhe ai është trajner i madh. Vazhdimsia është me rëndësi dhe ne duam që ai të qëndrojë në klub”.
“Ai ka fituar kampionate në vende të ndryshme dhe ka nxjerrë më të mirën nga ekipet e tij. Jose ka karakter shumë të fortë dhe një personalitet të jashtëzakonshëm. Ai nuk pranon atë që nuk i pëlqen dhe gjithmonë shprehet”, u shpreh Butragueno për AS.
Category: Futboll
0 Komente