Totti: De Rossi, përjetësisht te Roma
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka deklaruar se mesfushori Daniele De Rossi planifikon të qëndrojë te klubi italian për pjesën e mbetur të jetës së tij, duke thënë se kontrata e mesfushorit do të rinovohet në të ardhmen e afërt.
“Unë kam biseduar me të shumë herë dhe qëllimi i tij është që të qëndrojë në Romë përjetë, sikurse unë”.
“Sidoqoftë, unë nuk mund të jap specifika, por shpresoj që ai do të arrijë marrëveshjen e re me klubin sa më shpejtë që është e mundur, më shumë për shkak se ka kaluar kohë e gjatë prej se po spekulohet”, theksoi De Rossi.
Category: Futboll
0 Komente