FIFA teston teknologjinë e golit
Bordi i asociacionit ndërkombëtar të futbollit (IFAB) u ka dhënë kompanive edhe një vit për të testuar teknologjinë e tyre të vijës fatale të golit, ndërsa kompania fituese do të përzgjidhet në vitin 2013.
Faza e parë e testimeve pritet të mbahet muajin e ardhshëm dhe pritet të monitorohet nga instituti zvicëran për kërkime teknologjike EMPA.
Teknologjia e re e golit është projekt të cilin FIFA dëshiron ta aplikojë me fillim nga Botërori 2014, pas kërkesës së bërë nga shumë federate, të cilat u influencuan nga vendimet kontraverse të gjyqtarëve në Botërorin 2010.
Category: Futboll
0 Komente