Benitez: Ferguson i suksesshëm falë të hollave

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez beson se pasuria e Manchester United ka bërë që Sir Alex Ferguson të jetë aq i suksesshëm dhe jo aftësitë e tij prej menaxheri.
“Suksesi i Ferguson? Jo, nuk mendoj se është për shkak të aftësive, por për shkak se ata kanë investuar. Nëse analizoni transferimet dhe historinë…Rooney, ose Ferdinand për shembull…nga 30 milionë euro të shpenzuara për një lojtar të ri apo qendërmbrojtës”.

“Çdo vit ata shpenzojnë shuma të mëdha. Nuk është për shkak të intervistave apo konferencave për shtyp, por suksesi i tij është për shkak të parave”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...