Suspendohet Rooney, mungon në Euro 2012

dardanmiftari | Friday, October 14, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është dënuar me tri ndeshje suspendim nga UEFA, me ç’rast do të mungojë në ndeshjet hapëse të Euro 2012 pas përjashtimit në ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Rooney u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me qëllim Miodgrag Dzudovicin e Malit të Zi, ndërsa kjo duket se do t’i kushtojë shtrenjtë ish-sulmuesit të Evertonit.

Uefa ka konfirmuar dënimin me tri ndeshje me anë të një komunikate ku e ka lënë të hapur opsionin e apelimit të vendimit nga Federata Angleze e Futbollit (FA), e cila me anë të një komunikate tjetër ka thënë se do të presë dëshminë e UEFA-s për suspendimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...