Blanc fton Cissen dhe Mathieun

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Francës në futboll, Laurent Blanc, ka emëruar zëvendësimet për lojtarët e lënduar në prag të kualifikimeve për Euro 2012 kundër Shqipërisë dhe Bosnjë e Herzegovinës.
Blanc ka ftuar Djibril Cisse dhe Jeremy Mathieu në vend të të lënduarve Kevin Gameiro, Karim Benzema, Franck Ribery dhe Blaise Matuidi.

Mathieu gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur për vendin e tij dhe ka marrë ftesën e parë për ekipin senior pas paraqitjeve të mira për Valencian.

Cisse është rikthyer në ekipin kombëtar pasi ka shënuar një gol në katër ndeshje për Lazion këtë sezon. Franca aktualisht qëndron e para në grupin D, një pikë më shumë se Bosnja dhe pesë më shumë se Rumania dhe Bjellorusia. Shqipëria aktualisht pozicionohet e pesta, me vetëm tetë pikë nga nëntë ndeshje. Prapa Shqipërisë mbetet vetëm Luksemburgu me katër pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...