Ronaldo: Do ta mposhtim Barcën këtë sezon

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ata do ta mposhtin Barcelonën këtë sezon, raporton AS.
Reali përfundoi katër pikë prapa Barcës në tabelën e La Liga sezonin e kaluar, ndërsa u eliminua nga katalanasit edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët fituan Kupën e Mbretit sezonin e kaluar, ndërsa para fillimit të këtij sezoni u mposhtën në Superkupë. Por, Ronaldo mendon se këtë vit do të jetë një tjetër tregim.

“Qetësohu miku im, ne do ta mposhtim Barcelonën këtë sezon”, është përgjigjur Ronaldo i pyetur nëse Real Madridi është i aftë të mposhtë kampionin e Spanjës dhe Evropës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...