Blanc: Nuk kam probleme me Nasri

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Francës, Laurent Blanc, thotë se problemet mes tij dhe mesfushorit Samir Nasri janë e kaluar.
“Më pëlqen të fokusohem në të tashmen dhe të ardhmen, por ne duhet të analizojmë çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe të mësojmë të bëhemi më të mirë”.

“Samir ka përparuar shumë së fundi por unë kurrë nuk kam pasur problem me të. Vërtet jam i impresionuar nga qasja e tij së fundi krahasuar me atë që kam parë më herët”.

“Ai ka treguar inteligjencë duke u bërë më i vetëdijshëm për gjëra të caktuara dhe tash shpresoj se kjo mund të përkthehet në performancën në fushë”, ka thënë Blanc.

Franca sonte pret Shqipërinë para se të udhëtojë te Bosnjë e Hercegovina të martën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...