Cana: Kthimi në Francë, i veçantë

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Lorik Cana thotë se ndeshja e nesërme përballë Francës në “Stade de France” është një moment i veçantë për të, për shkak të karrierës së kaluar atje.
Cana ka luajtur për dy nga klubet më të mëdha franceze, Paris Saint-Germain dhe Marseille, para se të transferohej te Sunderlandi në kampionatin anglez dy sezone më parë.

“Pas gjithë atyre viteve që kam luajtur në Francë, në një vend ku jam rritur si futbollist e si njeri, rikthimi në ‘Stade de France’ mbetet i veçantë për mua”.

“Aty kam luajtur katër finale të Kupës së Francës. Në Francë kam familjen time dhe shumë miq. Do të jetë një ndeshje e bukur, e veçantë, që do të mundohemi ta fitojmë, pastaj edhe të shijojmë momentin, pasi raste të tilla nuk vijnë shpesh për një futbollist”, ka thënë Cana.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...