Kaka darkon me Leonardon

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Canal+ bën të ditur se Kaka ka darkuar me drejtorin sportiv të Paris Saing Germain, Leonardo, gjatë mbrëmjes së të hënës në Paris.
Dyshja janë miq të mirë që nga koha kur kanë qenë së bashku te Milani. Megjithatë, edhe bisedat për një transferim të mundshëm të Kaka te PSG mund të kenë qenë pjesë e darkës.

Pronarët arab të klubit francez janë të gatshëm të vazhdojnë të investojnë shuma të mëdha, pasi gjatë verës harxhuan plot 85 milionë euro në transferime të reja. Kaka thuhet se është pjesë e planeve të PSG dhe ai mund të joshet të punojë sërish me mikun e tij Leonardo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...