Carragher: Turp që Anglia ka menaxher të huaj

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Jamie Carragher nuk beson se Anglia duhet të caktojë një trajner tjetër të huaj për të zëvendësuar Fabio Capellon, pasi e sheh këtë si ‘një formë tradhtie’.
Capello pasoi Steve McClarenin pas dështimit të këtij të fundit për ta kualifikuar Anglinë në Euro 2008 dhe arriti ta dërgojë Anglinë në Botërorin 2010, ndërsa tashmë ka siguruar biletën edhe për Euro 2012.

“Nëse menaxheri juaj nuk është aq i mirë, ky është faji i vendit tuaj. Gjeni një menaxher më të mirë. Bëjeni stafin stërvitor më të mirë”.

“Mendoj se kjo është një formë tradhtie në futbollin ndërkombëtar dhe të jem i sinqertë është ca e turpshme”, ka thënë Carragher për Daily Mirror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...