Mihajlovic i turpëruar që është serb

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Fiorentinës, Sinisa Mihajlovic, thotë se ai është ndjerë i turpëruar pasi huliganët serbë bënë që ndeshja e sezonit të kaluar në mes të Italisë dhe Serbisë të anulohet.
“Një vit më parë, pas ngjarjeve të zhurmshme në ndeshjen Itali-Serbi, për të parën herë isha i turpëruar që jam serb. Në atë kohë isha i zhgënjyer dhe i zemëruar, pasi ishte një prej faqeve të më errëta në historinë tonë të futbollit. Tash kam një ndjenjë tjetër, dëshirën për ta rregulluar atë”.

“Kam jetuar në Itali për po thuajse 20 vjet, andaj kjo (ndeshja e të premtes) është një ndeshje e rëndësishme për mua. Italia është një ekip i shkëlqyeshëm me një trajner të shkëlqyeshëm dhe ia ka dalë shumë mirë në këto kualifikime”, ka thënë trajneri serb për agjencinë e lajmeve ANSA.

Serbia nesër pret Italinë në ndeshjen e grupit C kualifikuese për Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...