Cassano shkëlqen në fitoren e Italisë, Serbia në shtëpi
Edhe pse e kishte siguruar kualifikimin në Euro 2012, Italia ka luajtur për fitore në përballjen e fundit kualifikuese ndaj Irlandës së Veriut.
Antonio Cassano ishte heroi i Azzurëve duke realizuar dy gola, nga një në secilën pjesë (21’ dhe 53’), ndërsa autogoli i Gareth McAuley (74’) e ngriti në 3-0 epërsinë e italianëve.
Në vend të dytë në Grupin C gjendet Estonia me 16 pikë, pasi që Serbia është mposhtur si mysafir i Sllovenisë.
Category: Futboll
0 Komente