Eto’o: Largimi nga Interi, vendim i drejtë
Samuel Eto‘o thotë se ai nuk është penduar që është larguar nga Interi për t’u transferuar te Anzhi Makhachkala gjatë verës së kaluar.
“Shumë njerëz më kanë kritikuar kur zgjodha të largohem nga Italia drejt Rusisë. Megjithatë, jam i bindur se kam marrë vendimin e duhur kur u largova nga Interi”.
“Ndjehem shumë mirë në Rusi dhe nuk kam synim të rikthehem në Evropën Perëndimore”, ka thënë Eto’o.
Category: Futboll
0 Komente