Kaka e Arbeloa në dyshim për Lyonin
Përmes një kumtese të lëshuar në faqen zyrtare, Real Madridi ka njoftuar se Kaka dhe Alvaro Arbeloa janë duke u rikuperuar nga lëndime të lehta muskulore.
Los Blancos nuk e kanë bërë të ditur kohën e nevojshme për rikuperimin e dy lojtarëve, duke lënë hapësira për spekulime se ata mund të mungojnë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Lyonnais.
Realit do t’i mungojë Ricardo Carvalho, ndërsa Esteban Granero është kthyer në stërvitje pasi mungoi gjatë fundjavës që lamë pas.
Category: Futboll
0 Komente