Ferguson: Rooney golashënuesi më i mirë te United

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, beson se Wayne Rooney do ta thyejë rekordin e Bobby Charlton si golashënuesi më i mirë te Manchester Unitedi.
Aktualisht Rooney ka të shënuar 156 gola me fanellën e United, ndërsa Charlton mban rekordin me 249 gola, por Ferguson mendon se 25-vjeçari mund ta thyejë këtë rekord.

“Ai është vetëm 25 vjeçar, prandaj ai do të luajë së paku edhe pesë vite në nivelin më të lartë”.

“Dhe nëse kujdeset për veten sikur Ryan Giggs, ai mund të luajë mirë edhe në të tridhjetat. Prandaj ekziston mundësia për të dhe koha është në anën e tij”, ka thënë Sir Alex.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...