Kthehet Iniesta
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është rikthyer në stërvitje të plota pasi ka kaluar testet e stafit mjekësor.
Spanjolli ka munguar në tri javët e fundit si pasojë e një lëndimi që pësoi në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
Ndërsa faqja zyrtare e Barcës njofton se gjatë të martës Iniesta është stërvitur me ekipin B të Blaugranëve.
Category: Futboll
0 Komente