Milani i interesuar për Kaka e Khedira

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Milani vazhdon ta përcjellë situatën për rikthimin e Ricardo Kaka në San Siro, ndërsa edhe lojtari tjetër i Real Madridit, Sami Khedira, është në shënjestër të Rossonerëve.
Sipas Mundo Deportivo, drejtori i Milanit, Ariedo Braida, kishte udhëtuar në Spanjë për ta shikuar lojën e brazilianit kundër Espanyolit, ndërsa edhe pse Kaka po e kundërshton largimin nga Bernabeu, spekulimet nuk po ndalen rreth të ardhmes së tij.

Nga ana tjetër, Milannews.it raporton se mesfushori gjerman, Sami Khedira, është po ashtu në radarin e Rossonerëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...