Fiton Milani, barazon Interi
Milani ka shënuar fitore me rezultat 4-1 në takim ndaj Parmës në San Siro, përderisa Interi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë në Bergamo te Atalanta.
Rossonerët e dominuan takimin e zhvilluar para tifozëve të vet, me Antonio Nocerinon që realizoi dy herë brenda dy minutave (30’ dhe 32’) për epërsinë Rossonere.
Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë shënoi për 3-0, para se Giovinco të zvogëlojë rezultatin në 3-1. Se kjo ishte nata e Nocerinos e vërtetoi goli përfundimtar për 4-1 (90’) të cilin e realizoi mesfushori për të kompletuar hettrikun. Nga ana tjetër Wesley Sneijder (32’) me një goditje nga distanca arriti të zhbllokojë rezultatin në Bergamo për 1-0 që ishte dhe epërsia e parë dhe e vetme e Interit në këtë takim. Kjo pasi German Denis shënoi me kokë për 1-1 në fund të pjesës së parë, rezultat që mbeti deri në fund të sfidës.
Napoli me golat e Ezequiel Lavezzit (20’) dhe Christian Maggios (44’) kompletoi fitoren prej 2-0 ndaj Udineses në San Paulo, përderisa Roma nga ana tjetër pësoi humbje në Marrasi te Genoa.
Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e katërt me 14 pikë, kjo pasi Lazio barazoi me Catanian dhe mori një pikë sa për ta ruajtur pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se lideri Juventus. Interi mbetet në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë pas tetë ndeshjeve, kurse të shtunën e pret liderin Juventus në Meazza.
Category: Futboll
0 Komente