Messi është fitues i lindur

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka mbështetur Lionel Messin që të shënojë përsëri, duke këmbëngulur se lojtarët më të mirë në botë gjithmonë dinë të rikthehen.
Messi ka dhjetë gola në La Liga këtë sezon, por dështoi të shënojë që dy ndeshje, duke ngritur zëra për rënien e formës së tij. Sidoqoftë, me këtë mendim nuk pajtohet Fabregas.

“Messi është më i miri dhe është fitues i lindur. Messi gjithmonë dëshiron të shënojë gola, por kjo nuk ndodhi të mërkurën. Sidoqoftë, gjëja e mirë në futboll është se lojtarët më të mirë nuk kanë nevojë për kohë. Të shtunën ai do të dëshmojë se është më i miri”, tha Cesc.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...