Sacchi: Conte, suksesi i Juventusit

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Ish-strategu i Milanit dhe i kombëtares italiane, Arrigo Sacchi, nuk ka dyshime se Antonio Conte është trajner i destinuar për suksese.
“Ai po tenton që t’i japë ekipit të tij një lloj të ri futbolli. Unë shoh shenja të mira për të ardhmen. Antonio ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë trajner i madh – shkathtësi, entuziazëm, pasion dhe fantazi”.

“Ai po punon shumë për t’i dhënë Juventusit identitetin që i është humbur ekipit viteve të kaluara. Ai po kërkon që t’i japë ekipit stilin e lojës të cilin ata që moti nuk e kanë pasur. Atij i duhet vetëm durim nga klubi dhe fansat”, u shpreh Sacchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...