Tetovë, 30 tifozë të rrahur e të arrestuar të Shkëndisë

dardanmiftari | Sunday, October 16, 2011 | 0 Komente

Janë rrahur dhe arrestuar mbi 30 tifozë të klubit shqiptar të Maqedonisë, Shkëndisë nga Tetova, pas derbit lokal ndaj rivalëve të Teteksit.
Ndeshja përfundoi me fitore të maqedonasve të Teteksit, mirëpo përkundër fitores prej 2-0, të ashtuquajturit ‘vojvodët’ e Teteksit kanë fyer vazhdimisht ‘ballistët’ e Shkëndisë të mbledhur në impiant.

Sipas disa burimeve ‘ballistët’ nuk iu përgjigjën këtyre provokimeve, mirëpo jashtë stadiumit pas përleshjeve policia maqedonase mësojmë të ketë rrahur dhe arrestuar rreth 30 tifozë, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Situata në Tetovë pas derbit raportohet të jetë e qetë dhe e sigurtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...