Triumfon kamponi (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, October 16, 2011 | 0 Komente

Milani ka shënuar fitore në njërën nga ndeshjet kryesore të kësaj jave në Serie A, duke e mposhtur Palermon me rezultat prej 3-0.
Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Antonio Nocerino ngriti në këmbë tifozët në San Siro, pas asistimit të Alberto Aquilanit (40’).

Zlatan Ibrahimovic e gjeti për mrekulli Robinhon, i cili shmangu kurthin e pozitës jashtë loje për të realizuar golin e dytë për Rossonerët (55’).

Lojën e mirë të Milanit e kompletoi Antonio Cassano me golin e tretë për vendasit (63’).

Milani aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë me tetë pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...