Ferguson: Ronaldo është Ronaldo
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka lëvduar përsëri ‘djalin’ e tij Cristiano Ronaldo, për formën të cilën po e kalon portugezi te Real Madridi.
Ronaldo ka shënuar 103 gola në 106 ndeshje për Real Madridin që nga transferimi i tij prej 94 milionë eurosh nga Old Trafford.
“Edhe një herë përsëris fjalët e mia, ai rekord është fenomenal – Ronaldo është Ronaldo. Por, Mesut Ozil është përmirësuar shumë këtë sezon dhe Real Madridi është ekip me energji të madhe”, u shpreh Ferguson.
Category: Futboll