Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Guardiola i befasuar që ende drejton Barcën

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai është i befasuar me veten që ka qëndruar aq gjatë në stolin e klubit spanjoll.
“Ajo për çfarë jam krenar është që kam qenë këtu për aq gjatë, pasi është shumë e vështirë të qëndrosh katër vite me një ekip të madh si Barcelona. Nuk kam menduar se do të jetë kaq gjatë”.

“Jam krenar që i kam drejtuar këta lojtarë që nga dita e parë deri te e fundit. Kur fitoni 12 nga 15 titujt, kjo do të thotë se ju keni humbur vetëm disa ndeshje”, ka thënë Guardiola.

Guardiola është në sezonin e katërt të tij te Barcelona.