Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Mancini i gatshëm t’ia falë nëse Tevez kërkon falje

Roberto Mancini ka deklaruar se do t’ia falte Carlos Tevezit, nëse sulmuesi i Manchester Cityt do të kërkonte falje për refuzimin që të luajë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
“Gjithçka varet nga Carlos. Nëse ai i kërkon falje skuadrës dhe mua, atëherë gjithçka do të jetë si më parë”.

“Nëse ai nuk e bën këtë, atëherë Tevez ka një çmim të cilin të gjithë e dinë dhe diçka do të ndodhë në janar”.

“Ai është tërësisht i papërgatitur dhe i keq këshilluar. Unë nuk dua që të jetë kështu dhe unë do të isha i pari për t’ia falur”, ka thënë trajneri për Corriere della Sera.