Materazzi kërkon personin që e largoi nga Interi
Legjenda e Interit, Marco Materazzi thotë se ai është duke kërkuar personin i cili e largoi atë nga ekipi sezonin e kaluar, pas dhjetë vitesh në klub.
“Kisha edhe një vit tjetër në kontratën time, por zgjidhja ishte bërë, dikush mbase nuk kishte guximin të ma thotë, dhe jo presidenti pasi bisedova me të shumë qartë”.
“Respekti duhet të jetë aty për një person i cili i ka dhënë dhjetë vite të jetës së tij për ekipin, duke marrë shumë, por po ashtu edhe duke dhënë shumë gjëra. Nuk do të luaj askund tjetër në Itali, edhe pse kam pranuar disa oferta, që do të ishte mosrespekt për fansat e mi dhe për veten”.
“Ndoshta një ditë do ta takoj (ish-trajnerin Gian Piero) Gasperini dhe do ta pyes se nëse ai vërtet ishte personi që zgjodhi një lojtar tjetër në vend të meje. Ne duhet të bëjmë një panel diskutimi me Leonardon, me Gasperinin, me Branca për të gjetur fundin e kësaj”, ka thënë Materazzi.
Category: Futboll
0 Komente