Messi: Dëshiron ta arrijë Platinin
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shprehur kënaqësinë që është përfshirë në listën e ngushtë për çmimin FIFA Topi i Artë duke thënë se dëshiron që ta fitojë trofeun për të tretën herë radhazi.
Presidenti aktual i UEFA-s, Michel Platini, është lojtari i vetëm që e ka fituar tri herë radhazi këtë çmim, ndërsa argjentinasi ëndërron që të arrijë rekordin e francezit.
“Jam shumë i vetëdijshëm për prestigjin e këtij çmimi dhe do të ishte një kënaqësi e vërtetë që ta fitoja sërish”.
“Do të më jepte krenari pafund që të konsiderohesha në nivel të njëjtë me Michel Platini”, ka thënë Messi për France Football.
Nga tri herë Topin e Artë e kanë fituar edhe Johan Cruyff dhe Marco van Basten, mirëpo ata nuk e kanë fituar radhazi.
Category: Futboll
0 Komente